Tampax logo

Çfarë ka brenda pecetave higjienike mujore Always

Tek Always, ne e kuptojmë që ju doni të dini se çfarë ndodhet brenda produkteve që përdorni çdo ditë. Prandaj jemi të përkushtuar t’ju japim informacionin që ju nevojitet, që të zgjidhni produktin e duhur për veten tuaj.

Pecetat tona mujore dhe ditore Always përbëhen nga materiale të krijuara për të siguruar rehati dhe mbrojtje të shkëlqyer. Ju lutem lexoni më poshtë një shpjegim të plotë të përbërjes së produkteve tona dhe funksionin, që kryen secili përbërës.

Keni pyetje? Ju lutemi të lexoni pyetjet e shpeshta ose na dërgoni një mesazh.

A janë produktet Always të sigurta?

Po, pecetat tona mujore dhe ditore janë të sigurta dhe përdoren me siguri nga miliona femra, çdo ditë. Siguria juaj është në qendër të gjithçkaje që bëjmë dhe produktet tona testohen rigorozisht, duke përfshirë kryerjen e vlerësimeve nga ekspertë të pavarur si mjekë, shkencëtarë universitarë dhe autoritete shëndetësore. Mbi 1800 teste të cilësisë kryhen në materialet e pecetave mujore gjatë prodhimit para përdorimit. Mbi 20 000 teste kryhen në pecetat tona mujore dhe përbërësit e tyre nga laboratorë të pavarur çdo vit. Për më tepër, Always (Always Ultra, Always Night, Always Sensitive) kanë marrë miratimin “Dermatologjikisht i Akredituar” nga Aleanca e Shëndetit të Lëkurës.

E irritojnë lëkurën pecetat tuaja higjienike mujore?

Jo, pecetat tona mujore nuk duhet të shkaktojnë acarim të lëkurës. Të gjitha produktet tona kalojnë teste rigoroze të sigurisë për të garantuar siguri në përdorim. Mund të gjendet një shembull të vlerësimit të sigurisë këtu.

A janë të sigurta pecetat higjienike mujore të aromatizuara? A nuk do më krijojnë pezmatim dhe të kruara nga poshtë?

Siguria juaj është në qendër të çdo gjëje që bëjmë, ashtu si pecetat mujore dhe ditore pa aromë edhe produktet tona aromatike janë të sigurta për përdorim. Ne zgjedhim materiale, duke përfshirë aromën në produktet tona aromatike, të cilat nuk janë pezmatuese dhe nuk shkaktojnë kruajtje, kur përdoren në një pecetë. Përveç kësaj, aroma e përdorur në pecetat mujore dhe ditore plotëson standardet rigoroze të sigurisë të vendosura nga Shoqata Ndërkombëtare e Aromave, autoriteti kryesor për sigurinë e aromave në botë. Ne rekomandojmë produktet tona pa aromë për ato që preferojnë produkte pa aromë ose që mund të jenë të ndjeshme ndaj aromave.

Pse nuk përbëhen 100% prej pambuku pecetat tuaja higjienike?

Produktet tona plotësojnë standardet rigoroze të sigurisë dhe efikasitetit, pavarësisht nga përbërja e tyre. Çdo femër dhe rrjedhje është e ndryshme prandaj ne besojmë në ofrimin e zgjedhjes të produktit. Kjo është arsyeja pse kemi zhvilluar Always Sensitive Essentials, krijuar për femrat që duan peceta mujore me përbërës të thjeshtë në të cilat mund të mbështeten. Nuk ka nevojë për kompromis, Sensitive Essentials ofron rehatinë dhe mbrojtjen e besuar të Always në kombinim me përbërës të thjeshtë që janë pa ngjyrues, aromë dhe zbardhues me bazë klori.

A ka zbardhues me bazë klori në pecetat higjienike mujore?

Jo, Always Sensitive Essentials pastrohen nga një proces krejtësisht pa klor, ndërsa pjesa tjetër e pecetave tona mujore pastrohen me një proces pastrimi pa elementin e klorit. Të dy proceset janë njësoj të sigurta.

Pse bëhet zbardhim i pecetave higjienike mujore?

Furnizuesit tanë përdorin një proces pa elementin e klorit për pastrimin e fibrave celuloze në produktet tona. Pastrimi eliminon papastërtitë natyrore dhe pastron fibrat për t'i përgatitur për prodhim. Zbardhimi i fibrave është rezultat i këtij procesi, por jo qëllimi i tij. Pecetat mujore Always Sensitive Essentials ofrojnë një mundësi ku fibrat celuloze pastrohen përmes një metode alternative krejtësisht pa klor dhe përdoret peroksid hidrogjeni.

A keni ngjyra toksike në pecetat tuaja higjienike mujore?

Jo, nuk ka. Pigmentet që përdoren në disa nga pecetat tona mujore vlerësohen rigorozisht nga shkencëtarët, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe organet e autoriteteve, për të siguruar që mund të përdoren në mënyrë të sigurt.

Si garantoni se produktet tuaja janë të sigurta?

Të jeni të sigurt, procesi ynë i vlerësimit shkencor punon për të garantuar sigurinë e femrave që përdorin produktet tona. Vetëm produktet dhe materialet që plotësojnë standardet e sigurisë të bazuara në shkencë mund të dalin në treg. Më tej, i ndajmë vlerësimet tona me shkencëtarët, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe organet e autoritetit për të siguruar që produktet tona të mund të përdoren në mënyrë të sigurt. Për më shumë informacion rreth procesit tonë të sigurisë, shikoni këtë faqe interneti.

Angazhimi ynë për sigurinë

Always është i përkushtuar për të siguruar që të gjitha produktet tona të përmbushin standardet rigoroze të sigurisë. Përveç kësaj, ne besojmë se është e rëndësishme, që vlerësimet e sigurisë dhe përbërësit tanë të shqyrtohen nga ekspertë të pavarur, të cilët i testojnë produktet tona sipas kërkesave të tyre të sigurisë për lëkurën. Për këtë arsye jemi krenarë që kemi marrë miratimin “Dermatologjikisht i Akredituar” nga Aleanca e Shëndetit të Lëkurës.

Akreditimi i Aleancës së Shëndetit të Lëkurës

Çfarë është Aleanca e Shëndetit të Lëkurës?

Me fjalët e tyre: “Aleanca e Shëndetit të Lëkurës bën akreditim profesional dermatologjik të produkteve, shërbimeve dhe markave në mbarë botën.

Ne i ndihmojmë konsumatorët të ndihen të sigurt në zgjedhjet e tyre, duke i siguruar se produktet janë verifikuar në mënyrë të pavarur si të sigurta për lëkurën.

Ne jemi gjithashtu krenarë të mbështesim një sërë bamirësish dhe kauzash për lëkurën përmes punës sonë”.

https://www.skinhealthalliance.org/about-us/

Always (Always Ultra, Always Night, Always Sensitive) u është dhënë miratimi “Dermatologjikisht i Akredituar” nga Aleanca e Shëndetit të Lëkurës.

Çfarë do të thotë pasja e Akreditimit nga Aleanca e Shëndetit të Lëkurës?

“Logoja e akreditimit dermatologjik nga Aleanca e Shëndetit të Lëkurës është një garanci që produktet i kanë plotësuar kërkesat tona të sigurisë së lëkurës. Këto kërkesa nuk përcaktohen nga prodhuesi ose marka, në vend të kësaj ato pranohen nga ekipi ynë i dermatologëve kryesorë dhe shkencëtarëve të pavarur të lëkurës”. James Stalley, Menaxher Ekzekutiv, Aleanca e Shëndetit të Lëkurës

Për më shumë informacion, mund të kontrolloni në internet:

Faqja e internetit të Aleancës për Shëndetin e Lëkurës - https://www.skinhealthalliance.org/

dhe videoja se kush janë/çfarë bëjnë ata: https://www.youtube.com/watch?v=NA-lr0UMxC4